Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca, ka publikuar disa fotografi të kryeparlamentarit serb Ivica Daçiq.
Ai ka thënë se Daçiq edhe me pamje e imitonte kasapin e Ballkanit Slobodan Millosheviq.
Tali ka kujtuar se si ish-zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ishte fotografuar së bashku me djalin e tij me zyrtarin serb.
Sipas tij, “moralistët e televizioneve” e mirëkuptuan takimin e tyre dhe nuk kërkuan dorëheqjen e Selimit.
Reagimi i Talit në Facebook:
Pak nostalgji
Nuk është Slloba, por djali tij, Ivica Daçiqi.
Ivica kështu, edhe me luk, e imitonte babën.
Një zv ministër i Kosovës, nga partia e patriotëve të Kosovës, shumë e ka pas dashtë. Një herë për pak edhe djalin e vet ke ka e lëndon t'u marr yrish me dal në foto me djalin e Sllobës.
Interesant këta moralistët e TV debateve dhe pordhtaleve e mirëkuptuan.
Frikohesha mos po i kërkojnë dorëheqje, por shyqyr nuk i kërkuan.