Katër viktimat nga aksidenti tragjik vinë nga Komuna e Gjakovës, dy nga të lënduarit në kujdes intensive.
Nga Gjermania, kishin marrë rrugën për në vendlindje.
Por, rruga për Valentinen dhe vajzen e saj, Erlinden, do të ndalej në këtë rrugë të Kroacisë.
Nënë e bijë që gjendeshin në këtë autobus, ndërruan jetë pas aksidentit të rëndë afër qytetit Slavonski Brod të Kroacisë.
Ndërkohë në Kosovë, një telefonatë bëri që gëzimi për ardhjen e mërgimtarëve, familjes Binakaj, t’i kthehej në hidhërim.
Këta tani kanë hapur dyert për ngushëllime.
Ndërkohë në spitalin rajonal ne Slavonski Brod të Kroacisë, janë duke e marrë trajtimin mjekësor dy vajzat e Valentinës, që i mbijetuan aksidentit.
Ndërsa të pame, kanë hapur edhe në familjen Kolmekshaj në Lipovec të Gjakovës.
Kjo familje, po bëhej gati për dasmë, kur mori lajmin tragjik.
Leunora Kolmeshkaj, nuk i mbijetoi plagëve të marra në aksidentin e rëndë në Kroaci.
Bashkë me Leunorën, në autobus ndodhëshin edhe dy djemtë e saj, njëri 14 dhe tjetri 10 vjeçar.
Edhe në këtë familje, nuk kanë informacion se kur do t’iu kthehen trupat e pajetë të viktimave.
E gati gjysma e të vdekurve nga ky aksident, janë nga kjo komunë.
E nga Gjakova, sipas Gjinit, ka edhe persona të tjerë të lënduar.
Në anën tjetër të pamet kanë vazhduar edhe tek familja e Naser Sylmetaj në qytetin e Gjakovës.
Ndryshe, 10 persona ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, kur autobusi më mërgimtar i linjës Frankfurt – Prishtinë, doli nga rruga afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci.