Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka reaguar ashpër ndaj disa deklaratave të Sami Lushtakut, për Bekim Jasharin dhe Donika Gërvallën.
Ai u shpreh se kur është në gjendje me hedh baltë edhe mbi Adem Jasharin dhe Jusuf Gërvallën me qëllim të pronësimit të UÇK-së, llogaritni se çfarë mund të bëjë kur preken interesat personal të tij.
“Qe, këta duan ta pronësojnë UÇK-në. Kur janë në gjendje me hedh baltë edhe mbi Adem Jasharin dhe Jusuf Gërvallën, llogaritni se çfarë mund t'iu bëjnë tjerëve që prekin interesat e tyre”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sami Lushtaku - Bekim Jasharit: Veç i qofshë falë familjes, se paçavër të kisha bë.
Sami Lushtaku - Donika Gërvallës: Veç e Jusuf Gërvallës nuk mund të jetë.
Qe, këta duan ta pronësojnë UÇK-në. Kur janë në gjendje me hedh baltë edhe mbi Adem Jasharin dhe Jusuf Gërvallën, llogaritni se çfarë mund t'iu bëjnë tjerëve që prekin interesat e tyre.
Mandej hala habiten se qysh po i fiton Albin Kurti mbi 50% të votave.