Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ky i fundit kritikoi debatet e sotme për aksidentin në Kroaci.
Ai përmes një shkrim në rrjetin social tha se kjo kritikë vjen nga një logjikë e dështakut.
“Kryetari i kryeqytetit kaotik, me trafik të tmerrshëm e pak siguri në komunikacion, jep leksione se si nuk duhet diskutuar për këto çështje në studio televizive. Logjikë dështaku”, deklaroi Mushkolaj, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kryetari i kryeqytetit kaotik, me trafik të tmerrshëm e pak siguri në komunikacion, jep leksione se si nuk duhet diskutuar për këto çështje në studio televizive. Logjikë dështaku.