Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci.
Hoxha, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka treguar përvojën e tij të udhëtimit me autobus për në Kosovë, ndërsa i ka vlerësuar si jo profesionalë shoferët e autobusit.
Postimi i plotë:
Ngushllime familjave për viktimat e aksidentit në komunikacion ne Kroaci .
Vetem një herë kam udhëtuar me autobus nga Zvicëra dhe kam thën se kurrë nuk do të udhetoj më me autobus !
Arsyeja :
Shoferët ishin jo profesionel, të pa kujdesëshëm , pinin duhan gjat vozitjes, ndrronin cd muzikore, pinin kafe, bisedonin tër kohen me pasagjeret afër , ne tubat e ajrit vinte era nga wc-a , ndalesat i bënin rrallë
dhe vozisnin me shpejtësi të tepruar .
Aksidentet ndodhin , por autoshkollat në KS shumicën e rasteve japin patent shofer edhe atyre që nuk jan në nivel të duhur për te !!! E sidomos per vozitës profesionel per transport të njerzëve !!!