Publicisti shqiptar nga Maqedonia, Emin Azemi, thotë se opinioni në Kosovë po përballet me klimë të egër mendimi.
Ai përmes një postimi në facebook, pyet se a ka fuqi shoqëria në Kosovë të zbusë këtë mendim publik.
Ai tutje pyet se a do t ëbëhemi shoqëri normale duke i marr të mirëqena kritikat që nuk na pëlqejnë.
Positmi i plotë:
Opinioni publik në Kosovë po përballet me një klimë të egër mendimi.
A ka fuqi shpirtërore e intelektuale shoqëria kosovare ta zbusë mendimin publik?
Si ndodhi që mediat, në vend të ngritjes së standardeve profesionale, parapëlqejnë stilin "munafikues" në punën e tyre të përditshme?
A do të bëhemi shoqëri normale, duke i marrë të mirëqena kritikat që s'na pëqejnë?
Këto dhe teza të tjera - në një qasje të radhës, por janë të miseardhura edhe idetë tuaja të dashur miqë, të cilat do t'i shtroni në ditët në vazhdim....