Në Kosovë është rritur numri i personave të infektuar me Covid-19.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së për 24 orët e fundit, në Kosovë janë shënuar 42 raste të reja, përcjell Bota sot.
Aktualisht kemi 195 raste aktive me Covid.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
26 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.
Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.
Në total numri i rasteve aktive është 195.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/27/auto_220865620_2049629741861269_4639018231031606540_n1627391062.png)