Kosova është ne mesin e 21 shteteve të botës që kanë nënshkruar një deklaratë e cila i bënë thirrje Qeverisë së Kubës të respektojë të drejtat universale dhe liritë e popullit kuban.
Ne e nxisim qeverinë e Kubës të lirojë të arrestuarit për ushtrimin e të drejtave të tyre nëpërmjet protestës paqësore. Ne bëjmë thirrje për lirinë e shtypit dhe për rivendosjen e plotë të qasjes në Internet, i cili lejon ekonomitë dhe shoqëritë të lulëzojnë. Ne e nxisim qeverinë Kubane të marrë parasysh zërat dhe kërkesat e popullit Kuban”, thuhet mes tjerash në deklaratën e cila u publikua nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Që nga 11 korriku në kryeqytetin Havana dhe në qytete tjera të Kubës kanë shpërthyer demonstrata. Demonstruesit kërkojnë dalje nga kriza ekonomike e akuzojnë qeverinë për keq menaxhim të situatës me Pandeminë.
Autoritetet në Kubë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë orkestruar revoltën qytetare. Pikërisht janë SHBA-të ato që e prodhuan deklaratën e përbashkët.
Kosova është ne mesin e 21 shteteve të botës që kanë nënshkruar një deklaratë e cila i bënë thirrje Qeverisë së Kubës të respektojë të drejtat universale dhe liritë e popullit kuban.
”Ne e nxisim qeverinë e Kubës të lirojë të arrestuarit për ushtrimin e të drejtave të tyre nëpërmjet protestës paqësore. Ne bëjmë thirrje për lirinë e shtypit dhe për rivendosjen e plotë të qasjes në Internet, i cili lejon ekonomitë dhe shoqëritë të lulëzojnë. Ne e nxisim qeverinë Kubane të marrë parasysh zërat dhe kërkesat e popullit Kuban”, thuhet mes tjerash në deklaratën e cila u publikua nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Që nga 11 korriku në kryeqytetin Havana dhe në qytete tjera të Kubës kanë shpërthyer demonstrata. Demonstruesit kërkojnë dalje nga kriza ekonomike e akuzojnë qeverinë për keq menaxhim të situatës me Pandeminë.
Autoritetet në Kubë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë orkestruar revoltën qytetare. Pikërisht janë SHBA-të ato që e prodhuan deklaratën e përbashkët.
”Ne si Ministri e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, i jemi bashkuar deklaratë së përbashkët me SHBA-të, vendet e ndryshme të botës dhe rajonit përmes së cilës janë dënuar arrestimet masive të protestuesve në Kubë. Deklarata e përbashkët i bën thirrje qeverisë së Kubës të respektojë të drejtat dhe liritë universale të popullit kuban”, thuhet në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
”Kosova gjithmonë ka qëndruar me ata që kërkojnë respektim të lirive themelore të cilat duhet t’i gëzojmë të gjithë”, përfundon deklarata e MPJ-së.