Rishikimi i buxhetit kaloi në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Ndonëse opozita nuk u pajtua as me planifikimin e as me bashkëpunimin ndërmjet pozitës e opozitës.
Avdullah Hoti i LDK-së tha se nuk janë marrë parasysh propozimet e tyre.
Ndërkaq pozita tha se kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me opozitën.
E Pal Lekaj i AAK-së tha se u mor parasysh vetëm amandamenti i Albena Reshitajt për çka tha se u shpërblye për votën e saj për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente.