Analisti politik, Xhevdet Pozhari, i ka reaguar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit e ka quajtur para pak çasteve kryeministrin aktual, Albin Kurti si mashtrues.
Pozhari në shkrimin e tij në Facebook, ka numëruar disa nga lëshimet qeveria e kaluar i ka bërë vendit.
“E, kush e braktisi opozitën 5 min para mesnatës mu bë kryeministër dhe me e nënshkruar demarkacionin? Kush nuk shkoi në dialog dhe ia delegoi Hashim Thaçit, edhe pse kushtetuta thoshte ndryshe? Kush i shpenzoi rezervat shtetërore?”, shkruan mes tjerash Pozhari.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/27/auto_Xhevdet-Pozhari1627417900.jpg)
Ramush Haradinaj: E kam ditë që Albin Kurti është mashtrues
E, kush e braktisi opozitën 5 min para mesnatës mu bë kryeministër dhe me e nënshkru demarkacionin?
Kush nuk shkoi në dialog dhe ia delegoi Hashim Thaçit, edhe pse kushtetuta thoshte ndryshe?
Kush i shpenzoi rezervat shtetërore?
Kush shpenzoi 502 mijë euro dreka për më pak se dy vite?
Kush e pastroi Kosovën me senduiqa?
Kush i bëri 60 mijë veteranë me pagesë?
Kush fali miliona euro borxhe, veç pse qashtu iu ka tek?
Kush i pat 80 zv/ministra, shumica koti?
Kush tha se brenda 90 ditëve do të ndodh liberalizimi i vizave dhe se ai ka ndodh dje!
Kush u pasurua pas luftës në emër të luftës?
Dhe, pyetja kryesore: Kush përpos teje, është MASHTRUESI në këtë rast, Ramush?