Aeroplani me të cilin mërgimtarët e mbijetuar nga aksidenti që ndodhi mëngjesin e së dielës në Slavoski Brod në Kroaci tashmë ka arritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Njëri nga familjarët e të mbijetuarve nga ky aksident në një prononcim tha se nuk janë në dijeni se si po ecën organizimi teksa falënderoi shtetin e Kosovës dhe shtetin kroat për ndihmën e ofruar në këtë aksident.
“Ne jemi duke pritur këtu, aeroplani ka mbërritur ndërsa unë po e pres motrën edhe dhëndrin të cilët kanë lëndime por falë Zotit janë gjallë.
Ndërsa pritja ime është më emocionuese pasi që ka qenë një aksident i tmerrshëm”, është shprehur ai.