Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca, ka ripërsëritur qëndrimin e tij për dialogun me Serbinë se derisa të ekzistojë kjo frymë në këtë shtet e kemi të kot të negociojmë.
Ai madje thotë se këtë mendim nuk e ka vetëm për kastën politike, por edhe për tërë spektrin, pra edhe akademikët, gazetarët, opinion krijuesit, OJQ-ët e kështu me radhë.
“Disa e kanë për ta arsyetuar këtë sagën 11 vjeçare të negocimit “alla hashimqe” (ku ata ishin aktivë) e disa tjerë e kanë nga nostalgjia për YU-në. Më shumë trajtone si një vullnet të Qeverisë së Kosovës për t’i treguar botës se ne gjithmonë kemi qenë për paqe, stabilitet e fqinjësi të mirë me të gjithë, dhe edhe më tutje jemi”, shkruan Tali në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/28/auto_Driton-Tali1627457699.jpg)
Ta përsëriti (për të satën herë):
Derisa të ekzistojë kjo frymë në Serbi kot negociojmë!
Me këtë “frymë” nuk mendoj veç në kastën politike (për se) por tërë spektrin, pra edhe akademikët, gazetarët, opinion krijuesit, OJQ-ët e kështu me radhë.
Thënë ndryshe atë që sociologët e quajnë “Modeli Kulturor”.
“Model...” i cili ka degraduar nga standardi i fundviteve 80'ta.
Tashti ma shumë po i ngjanë kohës së Vladan Gjorgjeviqit e Jovan Cvijiqit me shokë.
Veç përcillne (që keni kohë e durim) debatin për Gjenocidin në Srebrenicë.
Andaj mos pritni diçka nga negociimi.
Mos bini preh e unukave.
Disa e kanë për ta arsyetuar këtë sagën 11 vjeçare të negocimit “alla hashimqe” (ku ata ishin aktivë) e disa tjerë e kanë nga nostalgjia për YU'në.
Më shumë trajtone si një vullnet të Qeverisë së Kosovës për t’i treguar botës se ne gjithmonë kemi qenë për paqe, stabilitet e fqinjësi të mirë me të gjithë, dhe edhe më tutje jemi.