18 vjeçarja Anjeza Bellanica, që vdiq në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, do të varroset sot.
Varrimi i Anjeza Bellanicës, që është një nga dhjetë viktimat e këtij aksidenti, do të bëhet në ora 19:00 në fshatin e lindjes Krushë e Madhe.
Trupi i saj bashkë me trupat e viktimave të tjera janë nisur nga Kroacia.
Derisa momente më parë kanë arritur në pikën kufitare të Morinës.
