Qeveria ndan 430 mijë euro për specializantët

Aktuale

Qeveria ndan 430 mijë euro për specializantët

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 14:27
Mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e 430 mijë eurove për pagesën e specializantëve për muajin korrik.

"Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj i rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021.

Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj që të miratoni këtë propozim", ka thënë ministri për Buxhet, Hekuran Murati.

Po ashtu, Kabineti qeveritar ka themeluar komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale. Samit Gorani do të jetë kryesues, Fadile Dyla dhe Irfan Lapovica do të jenë anëtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat