Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka dhënë lajmin e mirë për fermerët.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se në Mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan 5 milionë euro mbështetje financiare për fermerë, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se kjo është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëherë.
Postimi i tij i plotë:
Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratuan 5 milionë euro mbështetje financiare për fermerë. Ky vendim mundëson shpalljen e Programit të Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021. Kjo përkrahje financiare e këtij viti për fermerë është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëherë.
Do të përmbyllim shpejt të gjitha pagesat e dyta për këtë vit, njëkohësisht po bëjmë të mundur shpalljen për vitin 2021.