Nënë e bijë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci do të varrosen sot.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e viktimave, ndërsa kanë treguar se varrimi do të bëhet në ora 19:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.
Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se në aksidentin tragjik në Kroaci humbën jetën më të dashurat tona, Valentina dhe Erlinda Binakaj.
Varrimi i të ndjerave bëhet me datë 28.07.2021 në orën 19:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.
Theksojmë se 10 trupat e pajetë orë më parë kanë arritur në Kosovë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/28/auto_222134376_609920393325175_3967249187097673399_n-11627480575.jpg)