5 milionë euro janë nda sot nga Qeveria e Kosovës si mbështetje financiare shtesë për fermerët.
Kështu ka njoftuar deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli e cila thotë se, kjo është përkrahja më e madhe që është realizuar ndonjëherë.
Njoftimi i plotë:
Qeveria sot ka miratuar 5 milionë euro mbështetje financiare shtesë për fermerë.
Pas këtij vendimi mund të bëhet shpallja e Programit të Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021.
Kjo përkrahje financiare e këtij viti për fermerë është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëherë.
#QeveriaKurti2 ???