Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se votimi në lexim të dytë i buxhetit, do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se departamentit për krime lufte do t'i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes.
Postimi i plotë:
Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale.
Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t'i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes.
Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim.