Ka vdekur ish i burgosuri politik dhe ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysen Gega.
Lajmin e ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala.
“Hyseni tërë jetën ia kushtoi Atdheut. Është një nga dëshmitarët e mbijetuar të represionit të pashembullt të politikës serbo-jugosllave dhe të torturave barbare të burgjeve famëkeqe serbe”.
“Ishte ndër të parët që ngjeshi armët dhe luftoi krahë shumë djemve dhe vajzave të UÇK-së. Krijimin e ushtrisë së Kosovës e kishte pasur ideal qysh në rininë e hershme, kur bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallen kishin ideuar projeksionet e luftës për liri”.