Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Irlandës në Prishtinë Ronan Gargan.
Osmani i ka uruar atij mirëseardhje dhe e ka falënderuar për mbështetjen e shtetit të tij ndaj Kosovës.
Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme të Irlandës në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në përkrahjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtarë.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral, me fokus në sferën e arsimit, por edhe përvojës në procesin e integrimit evropian.