Avni Pasha, pronar i një lokali në Klinë, ka bërë një gjest tejet human.
Ai ka gjetur një kuletë me 6000 euro, por i njëjti ia ka kthyer pronarit.
E ky veprim po vlerësohet dhe duartrokitet nga qytetarët që po raportojnë për rastin.
Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët raportojnë gjësende të humbura të cilat më pas i kthehen pronarëve.