Nënë e bijë nga komuna e Gjakovës po qe humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci po varrosen sot në vendin e tyre tyre të lindjes.
45-vjeçarja, Valentina Binakaj dhe e bija 18-vjeçare, Erlinda Binakaj, fatkeqsisht nuk arritën t’i mbijetojnë tragjedisë të dielën në mëngjes në Slovonski Brod të Kroacisë.
Mes dhimbjes e lotëve para pak çastesh atyre iu dha lamtumira e fundit.
Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.
Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/28/auto_223462488_254031792925037_2198415864390072893_n-450x6001627491634.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/28/auto_223895859_570263694000669_4434077880774410291_n-768x5761627491641.jpg)