Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, do të shpallë sot zyrtarisht rikanidimin e tij për të drejtuar edhe për një mandat tjetër këtë komunë.
Ai veçse ka arritur tek Kompleksi memorial ”Adem Jashari” në Prekaz, shoqëruar nga simpatizantë të tij.
Ata mbanë një minutë heshtje për të rënët e familjes Jashari dhe vendosën lule në nderim të tyre.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, PDK-ja garon me Sami Lushtakun për Skenderaj.