Aksidenti tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova që jetonin dhe punonin në Gjermani u vetaksidentua, shkaktoi 10 viktima dhe mbi 40 persona të lënduar, prej tyre disa rëndë.
E derisa sot në Kosovë po bëhet varrimi i viktimave të këtij aksidenti, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka dhënë lajme të mira për shëndetin e të lënduarve të cilët po vazhdojnë të trajtohen në Kroaci.
“Perderisa gjatë tërë ditês ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit në Sllavonski Brod, të cilët u sollën sot dhe po varrosen në vendlindjet e tyre, lajme të mira vijnë nga Kroacia. Dy bashkēkombas u liruan nga spitali e tre lirohen nesër kurse edhe Muharremi ka dal nga kujdesi intenziv dhe është në gjendje stabile. Gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt, e familjarëve të viktimave forcë për ta përballuar dhimbjen!”, ka shkruar Sveçla, përcjellë “Bota sot”.