E diela e 26 korrikut shënon një ditë të zezë për shtetin e Kosovës.
Pasi në këtë ditë, një autobus i cili po vinte në Prishtinë nga Franfurki i Gjermanisë doli nga rruga në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci, shkruan “Bota sot”.
Në këtë aksident nga 67 pasagjerë, humbën jetë 10 mërgimtarë, ndërkaq, u lënduan 45 të tjerë.
21 të mbijetuarit mbrëmë kanë arritur në Kosovë, përmes aeroportit “Adem Jashari”.
Kurse, trupat e viktimave kanë arritur gjatë ditës së sotme.
Të gjithë viktimat tashmë janë varrosur duke për përshirë këtu edhe viktimën më të re në moshë, Anjeza Bellanicën.
18 vjeçarja është varrosur në Krushë të Madhe të Rahovecit, shkruan “Bota sot”.