Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e kësaj partie do të jetë kandidate për kryetare të Ferizajt.
Kjo është e bërë e ditur përmes një komunikatë të për media. Në këtë të fundit, thuhet se Dega e LDK-së në Ferizaj gjatë mbledhjes së mbajtur në mbrëmjen e së martës vendosi unanimisht për kandidaturën e Halimit.
“Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshoj qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do ti kthehet qytetarëve”, thuhet në komunikatën e degës së LDK në Ferizaj.
Komunikata e plotë:
Dega e LDK-së në Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur para pak çastesh, pas një diskutimi të frytshem e me procedurë demokratike, unanimisht vendosi që për Kryetare të Komunës së Ferizaj, të kandidoj zonjën Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshoj qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do ti kthehet qytetarëve.
Është nder e respekt për ferizajasit që për herë të parë në zgjedhje lokale për Kryetare të Komunës, ndonjë parti kandidon një femër.
Me këtë vendim Lidhja Demokratike e Kosovës po bën si gjithherë edhe një histori të re.
Për këtë është garancë edhe biografia e saj e pasur dhe e pakontestuar.
Dega e LDK-së në Ferizaj dhe strukturat e saj janë mobilizuar plotësisht për ti fituar këto zgjedhje e për ta udhëhequr Komunën, ashtu siç e presin dhe e dëshirojnë kthimin e saj të fuqishëm ferizajasit.
Na priftë e mbara!