Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti dallon si nata me ditë me partitë tjera.
Ai ka thënë se LDK nuk do të përdor “armët” e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as vokacionin e Partisë Demokratike të Kosovës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell Bota sot.
Sipas tij, LDK po ndërtohet si parti liderë në opozitë.
“LDK nuk ka nevojë të sillet si VV’ja në opozitë. Nuk na duhet as vokacioni e as ‘armët’ e tyre. LDK’së nuk i duhet as sjellja e vokacioni i PDK’së e AAK’së. Në opozitë jemi duke u ndërtuar si parti lidere brenda Kuvendit të Republikës, e cila nuk është as me atë palë e as me këtë palë. Roli ynë dallon si nata me ditën! #LDK #BesëdheShpresëpërRepublikën”, ka shkruar Haziri në një postim në Facebook./BS