Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ishte sot në një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Gjatë takimit që bëhej në kuadër të Forumit Ekonomik, tre liderët e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një shëtitje së bashku në rrugët e Shkupit. Gjatë kësaj ecjeje ndodhej edhe Petre Shilegov, Kryetar i Bashkisë së Shkupit.
Pati momente kur ata u ndërprenë nga qytetarët, kryesisht për të bërë foto.
Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.
Një vajzë e re i thotë në shqip “a mund të bëjmë një selfie” dhe Kryeministri Rama ja kthen paksa me përtesë “Po hajd mo e bëjmë”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/28/auto_222545333_4098211546943580_2275507245512873423_n1627507781.jpg)