Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka kërkuar nga kryeministri dhe kreu i VV-së, që Agim Bahtiri të mos rikandidojë për kryetar të Mitrovicës.
Për këtë, ka reaguar Bahtiri përmes një postimi në Facebook.
“Hajnia e 70 mijë eurove në Universitetin e Prishtinës, është vetëm njëra prej veprave të këqija që tipi si ky ia ka shkaktuar vendit. Le të kënaqet t'u fol për mua, por misioni i tij për t'i kthyer shokët e tij të PDK-së në komunën e Mitrovicës nuk do të realizohet”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
"Dora e zgjatur" e klanit "Pronto" në Gjykatën Kushtetuese dhe në Universitetin e Prishtinës, paska vendosur të merret me mua.
Hajnia e 70 mijë eurove në Universitetin e Prishtinës, është vetëm njëra prej veprave të këqija që tipi si ky ia ka shkaktuar vendit. Le të kënaqet t'u fol për mua, por misioni i tij për t'i kthyer shokët e tij të PDK-së në komunën e Mitrovicës nuk do të realizohet.
Ti Enver, je turpi i Universitetit të Prishtinës dhe Gjykatës Kushtetuese.
Ndërsa, këta analistët që paguhen me paga në debate televizive, i mirëkuptoj kur merren me mua, sepse bukë e kanë!
AB