Afërsia e madhe e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë dhe Shqipëri.
Kësaj radhe, ishte analisti nga Shqipëria, Çim Peka ai që e quajti Ramën të pafytyrë, pas deklaratës së tij se: “Forcat e shpëtimit serbë na ndihmuan natën që na ra tërmeti”.
“Ky përfundimisht është një monstër, edhe Vuçiq nuk guxon të gënjejë kaq hapur. Ishin forcat e ndërhyrjes në raste emergjencash, nga Kosova o i pafytyrë!”, shkroi Peka në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Rama: “Forcat e shpëtimit serbë na ndihmuan natën që na ra tërmeti”. Ky përfundimisht është një monstër, edhe Vuçiq nuk guxon të gënjejë kaq hapur. Ishin forcat e ndërhyrjes në raste emergjencash nga Kosova o i pafytyrë!