Se vërtetë Kosova po ecen mbarë me hapa të sigurt me qeverinë e re te prirë nga Albin Kurti dëshmon edhe raporti i i fundit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) ku sipas këtij studimi qytetarët e Kosovës kurrë s'kanë qenë më të kënaqur me institucioet e tyre, se sa mujve të fundit me qeverisjen e re, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga selia e OKB-së.
Rritet besueshmëria e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe përfaqësuesit shtetërorë.
Sipas edicionit të 20-të të Përmbledhjes Pulsi Publik, i prezantuar sot nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka një “rritje domethënëse të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës, krahasuar me anketën e dhjetorit të vitit 2020”.
37.8 pikë përqindje u rrit kënaqshmëria e kabinetit ekzekutiv duke arritur në 59.1 për qind krahasuar me 21.3 për qind gjatë qeverisjes së Avdullah Hotit.
Niveli i regjistruar i kënaqshmërisë me punën e kryeministrit është 59.5% (23% në dhjetor 2020), ndërsa kënaqshmëria me punën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës është rritur nga 46.7% në dhjetor 2020 në 59.2% në maj 2021. Niveli më i lartë i kënaqshmërisë prej 63.7% është regjistruar me punën e Presidentes së Kosovës, krahasuar me 33.9% të regjistruar në dhjetor 2020, thuhet ne Raportin e UNDP-së, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
E shqetësimet kryesore të qytetarëve, sipas anketës, janë papunësia (34.3%), varfëria (19.3%) dhe korrupsioni (9.3%).