Uji po keqpërdoret në forma të ndryshme.
Kështu po thonë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’.
Forma më e zakonshme e keqpërdorimit të ujit dhe zënja në flagrancë është lidhja/kyçja/ ndërhyrja ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, të cilat po e pengojnë furnizimin e rregullt me ujë në disa zona.
Pamjet që shihni janë të kyçjeve ilegale në banesat e vjetra në fshatin Bresje dhe disa banesave në rrugën " Tahir Zemaj" në Fushë Kosovë.