Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë një gabim amatoresk me “Ballkanin e hapur”.
Ai ka thënë se Rama është hidhëruar në Bashkimin Evropian dhe po futet në gjirin e Serbisë.
Sipas tij, faturën e gabimit të Ramës do ta paguajnë Tirana dhe Prishtina, përcjell Bota sot.
Reagimi i Miftarajt në Facebook:
Çfarë zori ke ore Edi me këtë iniciativë?
E kuptojmë frustrimin e Shqipërisë në raport me Bashkimin Evropian, ama mu hidhëru në Brukselin dhe mu fut në gjirin e Aleksandër Vuçiq, nuk arsyetohet.
Gabim amatoresk, fatura e të cilit gabim do paguhet në Tiranë dhe Prishtinë.