Profesori Fadil Maloku ka reaguar pas Forumit të djeshëm të mbajtur në Shkup, ku Minishengenit iu ndryshua emri në Open Ballkan.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë e ku është qeveria, opozita, shoqëria civile e deputetët që nuk po reagojnë, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Fleni fleni Qeveri!
Ku jeni opozitë!
Pse s'reagoni Ju shoqëri civile?
Ku jeni a(r)kademika, "truri" i shqiptarisë?
E Ju deputet me rroga të majme, pse heshtni ?
Pse? Di dikush të më tregoj, Ju lutem!
Gjëja më ABSURDE, në krejt "gjurulltinë" e idesë dhe projektit pansllav të "Mini-Shengenit" që prej sot me eufemizëm u adresua nga dy "kumbarë" sllav (Vuçiq e Zajev) dhe një shqiptar (kush tjetër veçse; mercenari politik Edi Rama!?) si "Open Balkan", ËSHTË SE S'PATI ASNJË REAGIM TË VETĒM! AS QEVERITAR AS OPOZITAR, E AS KUVENDAR!
Hipokrizi e paparë ndonjëherë, andej e këndej kufirit!?
Ne s'e meritojmë lirinë!