Varianti Delta i cili ka pushtuar Evropën, ditët e fundit po del të jetë prezentë në 80 për qind të rasteve të koronavirusit edhe në Kosovë.
80 për qind e rasteve në Kosovë në ditët e fundit janë me variantin Delta.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet të dalë në konferencë për media, ndonëse nuk është bërë e ditur arsyeja.
Kujtojmë se rasti i parë me variantin Delta në Kosovë është paraqitur në muajin maj.
Varianti Delta i COVID-19 është përhapur me shpejtësi në Indi, SHBA, Britani, e shumë shtete tjera. Lehtësimi i masave mbrojtëse në këtë kohë është vlerësuar si rrezik për Evropën. Varianti Delta vlerësohet se është afërsisht 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, ose Kent.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë variant se variant shqetësues i cili mund të përhapet më lehtë.
Infektologu Salih Ahmeti ka thënë se edhe Kosova duhet ta ketë si shqetësim mundësinë e rritjes së numrit të rasteve me variantin Delta të COVID-19.
Ai ka deklaruar se ditëve të fundit është rritur edhe numri i personave të hospitalizuar me koronavirus.