Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjet e viktimave të 25 korrikut në Kroaci, kur një autobus që po sjellte mërgimtarë nga Frankfurti në Prishtinë, u rrokullis në Sllavonski Brod.
Në llogarinë e tij në Instagram, Haradinaj ka ndarë fotografi të vizitave dhe ka shkruar:
” Në Randobravë, Krushë të Madhe, Malësi të Vogël, Gjakovë, Lipovec, Devë, Baballoq e Junik, vizitova familjet që humbën të dashurit në aksidentin tragjik të 25 korrikut në Kroaci”.
Ai ka shprehur admirim edhe për forcën e familjeve që humbën të dashurit:
“E jashtëzakonshme është forca e familjeve shqiptare në përballimin e dhembjeve. Lutemi që kurrë të mos na godasin tragjedi të tilla” – përfundon Haradinaj.