Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 70 raste të reja pozitive, ndërsa 8 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
30 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.
Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641.
Në total numri i rasteve aktive është 366.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/30/auto_224427023_2052058111618432_1427878744299873571_n1627650124.png)