​PDK: Emërimi i anëtarit tonë të dytë në KQZ fitore e kushtetutshmërisë, Osmani rrezikoi zgjedhjet lokale

Aktuale

​PDK: Emërimi i anëtarit tonë të dytë në KQZ fitore e kushtetutshmërisë, Osmani rrezikoi zgjedhjet lokale

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Pas dekretimit të anëtarit të dytë në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur fitore të kushtetutshmërisë për vendin, derisa e kanë akuzuar presidenten Vjosa Osmani se ka rrezikuar zgjedhjet lokale duke e vonuar kompletimin e KQZ-së.

Përmes një komunikate për medie, partia më e madhe opozitare thotë se dekretimi i dytë i anëtarit të tyre në KQZ është fitore përballë apetiteve të pushtetit.

“Përgjatë kësaj periudhe disa herë e kemi theksuar se përpjekjet e presidentes Osmani për të interpretuar normat kushtetuese në mënyrë të anshme e në favor të partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti, janë shkelje kushtetuese dhe të dëmshme për funksionimin e demokracisë. Presidentja Osmani duke e emëruar anëtarin e dytë të PDK-së jashtë afateve ligjore, ka rrezikuar seriozisht funksionimin normal të KQZ-së në këtë periudhë të zgjedhjeve lokale. Prandaj, kjo nuk është vetëm një fitore juridike e radhës e PDK-së, por mbi të gjitha është fitore e kushtetutshmërisë përballë apetiteve të pushtetit sundues për të kapur dhe vënë në kontroll edhe institucionet e pavarura kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, emërimi i sotëm vjen vetëm pas kërkesës në Gjykatën Kushtetuese të PDK-së dhe presionit publik të shoqërisë civile.

Bazuar në rezultatin e certifikuar zgjedhor kanë dalë katër grupe parlamentare që përfaqësojnë shumicën në Kuvend dhe këto grupe në KQZ do të përfaqësohen me 6 anëtarë siç përcaktohet me Kushtetutë, ku dy grupet më të mëdha parlamentare do të përfaqësohen me nga dy anëtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat