Gazetari Xhevdet Pozhari, ka thënë se ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, nuk po fton qytetarët që të vaksinohen kundër Koronavirusit.
Ai ka thënë se Zemaj po pret dështimin e ministrit aktual Arben Vitia, përcjell Bota sot.
Pozhari ia ka kujtuar ish-ministrit të LDK-së premtimin, se do ta dorëzonte mandatin e deputetit, nëse vërtetohet se janë ble autoambulancat me çmim më të shtrenjtë.
Reagimi i Pozharit në Facebook:
Përveç Armend Zemajt, krejt po bëjnë thirrje që të vaksinohet popullata.
Garant po pret me dështu Arben Vitia me thanë, a po e shihni, unë kam qenë ministër ma i mirë!
Nime, qat mandat të deputetit pati thanë se e dorëzon nëse vërtetohet se janë ble autoambulancat me çmim më të shtrenjtë.
Që thotë një shok i imi: Ma gjatë e mbajë unë frymën sesa që e mban dikush i LDK-së fjalën.