Ish Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se është vaksinuar kundër virusit CoVID-19.
"Triumfues ndaj virusit Covid 19. Gjithë kohën me maskë, mbajtje higjiene e distancë të nevojshme. Sot i vaksinuar për mbrojtje të mëtutjeshme deri në fitoren e plotë kundër kësaj pandemie globale”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe t`i respektojnë udhëzimet kundër virusit.
“Ju lutem të gjithëve, ashtu siç kemi bërë thirrje për kujdes, tani duhet të vaksionoheni të gjithë pa përjashtim. Respektoni udhëzimet e IKSHKP dhe të profesionistëve shëndetësor!
Poashtu falenderim dhe mirënjohje të lartë për punën dhe përkushtimin e stafit të QKMF "Adem Ukëhaxhaj" në Deçan”.