​Kurti vizitoi për ngushëllime familjet e dy viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Aktuale

​Kurti vizitoi për ngushëllime familjet e dy viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 21:43
Pamje nga vizita e kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitoi sot për ngushëllime familjen e Sevdail Rrustemit në Pakashticë të Podujevës dhe Valentina Idrizajt në Istog, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Kurti me këtë rast u shprehu ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë ta përballojnë dhimbjen, sepse siç ju tha ai, nuk janë të vetëm në këtë tragjedi.

"Kjo nuk është tragjedi vetëm e juaja, por është tragjedi kombëtare dhe i gjithë populli dhe institucionet e Kosovës janë me ju", tha ai.

Kurti theksoi ndihmën e pakursyer të Kroacisë për të aksidentuarit, për ç'gjë shteti i Kosovës është shumë mirënjohës.

Ditë më parë, kryeministri Kurti ka vizituar për ngushëllime edhe familjet e gjashtë viktimave të tjera të aksidentit fatal të autobusit me bashkatdhetarë, të cilët po ktheheshin nga Gjermania për në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat