Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për ngushëllime në Pakashticë të Podujevës në familjen Rrustemi.
Haradinaj ka thënë se tragjedia e 25 korrikut do të mbetet përherë dhembje e paharruar për Kosovën.
“Sevdaili dhe të gjithë bashkatdhetarët që humbëm, janë simbol i jetës, mundit e sakrificës së mërgimtarëve tanë anekënd botës” shkruan Haradinaj në Facebook
Postimi:
Në Pakashticë të Podujevës, ndamë dhembjen me familjen Rrustemi.
Tragjedia e 25 korrikut do të mbetet përherë dhembje e paharruar për Kosovën.
Sevdaili dhe të gjithë bashkatdhetarët që humbëm, janë simbol i jetës, mundit e sakrificës së mërgimtarëve tanë anekënd botës.
RH