Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali ka reaguar ndaj atyre që po e përkrahin ‘Ballkanin e Hapur’.
Tali u shpreh se ata që e bënë idol Richard Grenellin, tani si ‘dritë në fund të tunelit’ po e shohin ‘Ballkanin e Hapur’.
Me këtë deklarata, ai u shpreh se disa analistë po kërkojnë që Kosova t’iu kthehet Serbisë!
“Idol e bënën Grenellin, shkuan aq larg sa edhe i shpikën “13 miliardë dollarë investime”. Tashti edhe "Balkan Open" po e shohin si "një dritë në fund të tunelit".
Pse more nuk i bini shkurt kësaj mesele duke kërku që "Kosmeti me ju kthy Serbisë", por bëni kësifar fiskulturash?!”, shkroi Tali në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Analistat e pavarur tē "Kosmetit"
Nuk shihnin asgjë të keqe te fusnota;
E mbronin me gjitha forcat demarkacionin me Malin e Zi;
Zajednicën nuk e shihnin (shohin) si problem;
Idol e bënën Grenellin, shkuan aq larg sa edhe i shpikën “13 miliardë dollarë investime”;
Tashti edhe "Balkan Open" po e shohin si "një dritë në fund të tunelit".
Pse more nuk i bini shkurt kësaj mesele duke kërku që "Kosmeti me ju kthy Serbisë", por bëni kësifar fiskulturash?!