Kryesia e Degës së bashku me kryetarët e nëndegëve kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga rradhët e PDK-së të jetë Muhamed Kallaba.
Sipas degës së PDK-së në Kamenicë me Kallabën do t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët tanë.
Ndryshe, komuna e Kamenicës drejtohet nga Qendron Kastrati i PSD-së.
Nuk dihet nëse ky i fundit do të garoj për zgjedhjet lokale të këtij viti.
