Avokati Arianit Koci përmes një postimi në facebok ka treguar që gjatë rrugës për në Gjakovë ka parë 12 dasma duke u shprehur i lumtur për rininë që Kosova ka.
Mirëpo ajo se çfarë e shqetësoi avokatin ishte që në asnjëren dasëm nuk ishte flamuri i Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Duke vazhduar ai ironizon me pyetjen nëse Rama është tradhtar a jo dhe shtuar që nesër dëshiron të shkoj në Shqipëri dhe këtë ngjarje të ja tregoj në sy.
Postimi i plotë:
Dymbëdhjetë (12) dasma sot i njeha, ty shku rrugës për Novosellë të Gjakovës.
Zemra mal me tu bë sa rininë e kemi.
Shyhret me sy me pa!
Pasuria e jona është rinia.
Por, asnjë kolonë e dasmorëve nuk e kishte flamurin e Kosovës.
Asnjë!
Në anën tjetër, nuk e di qysh mbet puna e Edi Ramës: a është tradhtar ajo?
Nesër po mendoj me shku në Shqipëri.
Mendova me i tregu në fytyrë!
I tregoj besa edhe mbi 50 % të votuesve të Edi Ramoviçit…
Sidoqoftë, une me vllazninë e mi në Shqipëri, nuk e kam njet me u idhnu - përfshirë votuesit e Edit.
E ju, qysh doni!