Gjatë ditës së sotme, u raportua se në plazhet e Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit, disa turistë nga Kosova janë provokuar me muzikë serbe.
Ndaj këtij provokimi ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.
Ai u shpreh se ‘primitivët e Kosovës’ nuk po arrijnë ta kuptojnë modernizimin e Ramës, po ashtu ai kishte edhe një porosi për përkrahësit e Hashim Thaçit.
“Veç një send nuk e kuptoj: Qysh qata që e duan Hashim Thaçin dhe thirren në emrin e UÇK-së, nuk guxojnë me e qel zanin kundër 'pobratimit' të Vuçiqit”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Raportohet se në plazhet e Durrësit dëgjohet me zë të lartë Ceca e Arkanit. Ne primitivët e Kosovës nuk e kuptojmë modernizmin e Edi Ramës.
Veç një send nuk e kuptoj: Qysh qata që e duan Hashim Thaçin dhe thirren në emrin e UÇK-së, nuk guxojnë me e qel zanin kundër 'pobratimit' të Vuçiqit.