Gjatë së shtunës është dhunuar seksualisht një e mitur në Prizren
Nuk janë të rralla rastet kur vajza kosovare i drejtohen stacionit të Policisë.
Këtë rrugë këto të fundit e bëjnë për të denoncuar raste e ngacmimeve dhe dhunimeve seksuale.
E raste të tilla nuk janë aspak të lehta për to, sipas sociologëve situata të tilla ndikojnë që të rritet pasiguria, e frika të shtohet.
Në raportin e Policisë, kohën e fundit numri i rasteve të tilla është shpeshtuar.
Vetëm brenda dy jave dyshohet se janë dhunuar e ngacmuar seksualisht 12 vajza, prej tyre shtatë të mitura.
Këto akte e sulme janë bërë në qytete të ndryshme të Kosovës.
Rasti i fundit i dhunës seksuale u regjistrua mesditën e së shtunës.
Një vajzë e mitur nga Prizreni ka raportuar në Polici se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull.
E sociologu Halim Emerllahu ka thënë se një akt i tillë ndikon shumë keq në jetën e viktimës.
Sipas tij kjo dukuri është shqetësuese, përhapur në të gjitha vendet por më e theksuar tek vendet në tranzicion.
Ai tutje ka bërë të ditur se për tu parandaluar një dukuri e tillë duhet që të organizohen të gjitha organet shtetërore.
Sipas sociologëve dhuna seksuale si fenomen social është denigrues e shkatërrues.