“Jemi tu ju këqyr”, Jeta Xharra: Sot do ta shohim cilët deputetë i ka lobuar Devolli

Aktuale

“Jemi tu ju këqyr”, Jeta Xharra: Sot do ta shohim cilët deputetë i ka lobuar Devolli

Nga: M.H. Më: 2 gusht 2021 Në ora: 10:31
Jeta Xharra

Gazetarja Jeta Xharra përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me Kuvendin e Kosovës që do të mbahet sot, e që temë do të jetë vendosja e Komisionit e Pavarur të Mediave.

Xharra i alarmon deputetët për njërin person që ka kandiduar për bordin e ankesave, përcjell “Bota sot”.

Ajo përmend Ilaz Rudakun i cili sipas saj është i korruptuar dhe është pjesë e skemës mashtruese që gazetarët e kanë zbuluar.

Përveç tij personin tjetër që përmend ajo është një i panjohur por që sipas saj nuk ka dëshmi që është i korrouptuar.

Në fund shton që iu takon deputetëve të vendosin nëse zgjedhin një të korruptuar ose njërin që nuk ka dëshmi që është i korruptuar.

Shkrimi i plotë

Sot parlamenti i Kosoves ka me vendos per Komisionin e Pavarur te Mediave (KPM). Une du me i alarmu deputetet qe njeri prej dy vetave qe po kandidojne per bordin e ankesave te KPM-se, Ilaz Rudaku (e qe ka me u intervistu neser) eshte i korruptum sepse eshte pjese e skemes mashtruese qe e kemi zbulu dhe per te cilen e kemi njoftu prokurorine. Rudaku, siç mund te shihni prej dokumentit me poshte, ka votu PRO Blerim Devollit (BD) dhe KUNDER emisionit qe ka fitu çmim evropian per gazetari hlumtuese te Jetes ne Kosove "Monopol me Drite te Diellit". Sot kemi me pa cilet deputet i ka lobu Blerim Devolli qe me votu per Ilaz Rudakun si anetare bordi i ankesave (sepse ja ka kry argatin BD e tash duhet ai me ja kthy tu lobu per te). Personin tjeter qe po kandidon per kete post nuk e njoh por bile ai nuk ka qene anetare i KPMse, e as anetare i ndonje bordi tjeter, keshtu qe s'kemi deshmi qe eshte i korruptum. Kjo nenkupton qe parlamenti jone ka zgjidhje: a po do me shku me njeri te BD a me nje njeri komplet te ri ne sistem? Eshte e juaja me vendos e e jona me ju publiku emrat krejt juve qe votoni per Z. Rudakun te cilin duhet prokuroria me hetu bashke me disa zyrtare tjere ne KPM. Mimoza Kusari Abelard Tahiri Memli Krasniqi Lumir Abdixhiku Arben Gashi Besnik Tahiri Glauk Konjufca jemi tu ju kqyr!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat