Bekim Haxhiu e kërkon këtë veprim nga Glauk Konjufca

Aktuale

Bekim Haxhiu e kërkon këtë veprim nga Glauk Konjufca

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 12:18
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca që të largojë nga seanca e Kuvendit, deputetët e ministrat të cilët nuk po mbajnë maskë antiCOVID.

Ai ka thënë se varianti Delta i COVID-19 është prezent në vend dhe sipas tij, është mirë që të mbrohen të gjithë.

“Fillimisht një këshill për juve, edhe deputetët edhe ministrat që nuk i mbajnë maskat është mirë me i largu prej seance, në veçanti në këtë kohë kur varianti… Po e di që nuk po jo pëlqen disave por ne jemi të gjithë deputetë kemi kontakte me qytetarë, varianti Delta është prezent dhe është mirë të mbrohemi të gjithë”, tha Haxhiu.

Tutje, kërkesën e Haxhiut nuk e kanë mbështetur disa deputetë të cilët kanë filluar të flasin e të qeshin. Ndryshe, numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka shënuar rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat