Opozita lëshon sallën pasi VV-ja ndryshoi rendin e ditës

Aktuale

Opozita lëshon sallën pasi VV-ja ndryshoi rendin e ditës

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 12:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Partitë opozitare (PDK, LDK, AAK) kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pasi u ndryshua rendi i ditës nga Lëvizja e Vetëvendosja.

Shefja e Grupit parlamentar të LVV-se, Mimoza Kusari- Lila, ka propozuar një mocion për kalimin e pikës për debat parlamentar për 100 ditshin e Qeverisë, duke kërkuar kështu fillimisht hedhjen në votim të Zgjedhjes së kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Si dhe Zgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Image

Ky mocion ka kaluar me 56 vota pro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat